Gender
Dhuna eshte nje fenomen qe nuk egziston vetem tek shqipetaret,por tek njeriu si qenie, qofte Shqipetar,Japonez,apo Afrikano-Jugor, dhe tek te gjitha shoqerite njerezore,ashtu sic egziston edhe dhuna kundrejte femres ne cdo shoqeri.
Dhuna ne fjale apo diskriminimi kundrejte femres apo fyerja kundrejte femres ne formen e superioritetit gjinor,eshte nje problem per shoqerine tone ,por qe te thuash qe ky fenomen eshte prezent ne cdo familje shqipetare ,ashtu sic rendom degjojme e lexojme pergjithesime te veseve te keqija qe ka shoqeria a thua te ishin vese absolute te cdo njeriu qe egziston ne republiken e Shqiperise, me duket e egzagjeruar,dhe nuk eshte e vertete.Ne Shqipetaret duhet te heqim dore nga pergjithesimet,te tipit,
Ne Shqipetaret jemi keshtu e ne shqipetaret jemi ashtu,kur ne fakt gjithkush duhet ta filloj nga vetja e tij.Vetem se komshiu im eshte kriminel dhe i koruptuar ,kjo nuk na ben te gjtheve si lagje kriminele dhe te koruptuar.
Por nuk dua qe me kete te mohoj faktin qe eshte problem dhe qe eshte problem i perhapur,dhe fajin kryesor per kete e ka varferia,edukata minimale e shtresave te varfera (sidomos),niveli pertoke i arsimit ne Shqiperi dhe dekadenca e kultures,identitetit,dhe ne fund gjendja e mjerueshme psikologjike ne te cilen ndodhet shoqeria Shqipetare,ku busullat e identitetit shoqeror jane coroditur krejt,dhe spo ka kush ti japi drejtim.
Askush nuk duhet , e nuk mund te thote qe UNE nuk ushtroj dhune apo superioritet ndaj Gruas ,sepse ne rradhe te pare nje Grua nuk duhet te pranoj kurre nje njeri qe do mund ti shkonte ne mend dhuna kunder saj,dhe ne rradhe te dyte nje Burre nuk duhet te pranoj te kaloj jeten me nje femer qe pranon dhunen apo fyerjen ne baze te gjinise. Nuk mund te duash nje njeri afer qe merr vesh vetem me dru.Menjefjale asnje njeriu normal nuk do ti interesonte te kete per Grua nje mushke,as nuk do ti interesonte qe ne nje te ardhme te kthente ne Mushke vajzen e tij.Kush mendon ndryshe ,padyshim mund ti duket vetja nje Gomar.
Dhuna dhe mendesia negative patriarkale ne Shqiperi (ashtu si ne cdo shoqeri ne bote) egziston se tepermi,dhe perben problem mbareshoqeror tek shtresat e varfera,sepse edhe edukata eshte me e ulet.
Edukimi i femijeve ne bankat e para shkollore eshte hap afat gjate.Ndersa ndeshkimi pa skrupuj i te gjith dhunuesve,edhe ku nuk ka padi,por prova te mjaftueshme fizike dhe psikologjike, eshte nje hap i domosdoshem per te ndaluar me forcen shtypese te ligjit ata njerez qe problemet e tyre vendosin ti zgjidhin me force shtypese.Lufte pa kompromis,duhet te behet e qarte,dhe kushdo ta kete te qarte qe femra nuk preket me dore dhe nuk fyhet.
Ky problem nuk mund te zgjidhet pa siguruar pavaresine financiare te femres, ne menyre qe femra shqiptare te mos duroje me dhunimin, presionin, fyerjet qe i behen vetem sepse nuk ka ku te fuse koken, nqs largohet nga ambjente dhunuese.
Nqs duam qe vendin tone ta bejme te lumtur ,duhet te bejme te mundur qe gjithkush te perfitoje ne baze te meritave,pa marr parasysh femer apo mashkull,energjia e me te mireve dhe me te afteve duhet shfrytezuar,qe vendi te kete prosperitet.
Pastaj natyrisht qe mbetet shume per tu bere edhe ne arenen politike dhe publike ne pergjithesi,ku femra nuk eshte, fatkeqesisht, e perfaqesuar denjesisht ne rangun vendimmarres,apo projektet e rendesishme te jetes publike.
Formula 50-50 eshte per mendimin tim formula e suksesit,edhe nqs do na duhej te diskriminonim pozitivisht gjinine femerore.