E padurueshme!

Piktura nga Lulzim Haziri

 

Te zgjohem cdo mengjes per nje muaj rresht me dhimbje koke eshte e padurueshme,sidomos tani qe kam gjet dhomen e enderrave me qera, dhe i kam mbushur kater muret me lloj lloj posterash te ndryshme, qe nga njerez te medhenj te kesaj bote, te cilet flasin gjuhe te ndryshme nga mua ,deri tek flamuri shqipetar ,qe ze gati gjysmen e faqes te bardhe te murit.Nuk e di pse e kam pasur gjithmone dobesi qe faqet e murit te jene te bardha,komplet te bardha,megjithese me japi dhimbje koke kur zgjohem ne mengjes.Mbaj mend kur isha i vogel ne vitin 1405 njerezit ishin shume supersticioz dhe besonin se muret e bardha sillnin mbaresi ne shtepi,por nuk eshte kjo arsya per te cilen me jane fiksuar keq, ndoshta kam qejf ti shoh te felliqen me kalimin e kohes,dhe cepat te pushtohen nga ushtri merimangash.Nejse,nga faqja e murit komplet te bardhe shoh qe nje njolle te zeze qe sa vin e rritet drejt meje,ngrihem i pergjumesh te shoh me qarte ,dhe sa hap e mbyll syte e kuptova qe nje tribu afrikanesh me shtiza dhe harqe po vraponte si e terbuar ne drejtimin tim,- bo ti q. robt,kjo me duhej tani- thash me vete,dhe shoh per ndonje mjet lufte rreth meje,te luftoja minutat e fundit qe me kishin ngel si hero i vertete,dhe shoh qe diku afer meje ishte ngulur nen rere nje gur i madh sa grushti im , - nje njeri i vetem me nje gure kundrejt nje tribuje afrikanesh te armatosur deri ne dhembe ,nuk kam shpresa- thash me vete,dhe nuk kishte me kohe te mendoja strategjite sepse i pari i zezakeve me nje shtize ne dore ishte aq afer meje sa i ndjeja eren e mishit te viktimes te fundit ne shtizen e tij, por ngrita gurin dhe qellova veten time ne koke,dhe ne cast ndjeva se me kishte marre uria, ishte ora 11 dhe une skisha fut gje ne goje.Ndihem shume i uritur mbasi pi hashash,sidomos sot ,ngaqe mbreme megjithese piva vetem disa thithje perjetova nje nga castet me te frikshme, kur pashe qendren e trurit tim para syve si nje yll qe po shperthente,ose me sakte dicka e ngjashme me teorine e BIG-BANG-ut ,mu para syve te mij,gjithmone kam besuar ne librat fantastiko-shkencor por nuk mund ta mendoja kurre qe hashashi do me bente ta perjetoja te verteten e madhe te universit.Nejse, hap frigoriferin dhe shoh qe e vetmja gje brenda ishte nje cope djath jashte skadences, - vari k.-thash me vete ,nuk vdes njeriu nga nje cop djath,dhe e hodha ne kosh te plehrave mbas nja dhjete minuta dyshimesh dhe peshime mendimesh.Piva pak leng portokalli dhe ndeza cigaren,
- Epo kjo eshte e padurueshme - thashe me vete ,qe neser do e ndryshoj ngjyren e mureve.

Publikuar në Ditare pa Censure |më 31 Maj 2008 |2 Komente »